E mbani mend këtë datë? Rama e Basha u mbyllën 4 orë në Kuvend...

Publikuar tek: politike, më 10:03 17-05-2018 E mbani mend këtë datë? Rama e Basha u mbyllën 4 orë në Kuvend...

Sot është data 17 maj. Sigurisht që të gjithëve ju kujtohet se ç’ndodhi një vit më parë në këtë datë. 17 maj 2017 u arrit marrëveshja Rama-Basha.

Pas 4 orësh të mbyllur në Kuvend më në fund u arrit një marrëveshje dypalëshe. Kryedemokrati pranoi të dilte nga çadra e instaluar prej 3 muajsh përpara godinës së Kryeministrisë, nën logon e ‘Republikës së Re’.

Nga marrëveshja e arritur Basha pranoi të futej në zgjedhje, të cilat u shtynë 10 ditë. Zgjedhjet u mbajtën më 25 qershor 2017. Ndonëse PD kërkoi për tre muaj me radhë në çadër rrëzimin e qeverisë, në marrëveshje me Ramën u pranua “një bashkëqeversje”, e cilësuar si qeveria teknike. Një zv.kryeministër, 6 ministra teknike dhe disa drejtori për të djathtët, kjo ishte qeveria e re që u krijuar nga marrëveshja Rama-Basha.

Marrëveshja përmbante edhe zgjedhje për Bashkinë e Kavajës. Isa Sakja ishte kandidati i PD në këto zgjedhje.

4 orë të mbyllur në Kuvend, e ndërsa gazetarët prisnin jashtë Rama dhe Basha më në fund dolën, mbrëmjen e 17 majit. Një shtrëngim duarsh jo si zyrtarë, por me duar të ngritura lart kjo ishte edhe përshëndetja mes dy liderëve.

Pas gjithë kësaj vijon fushata elektorale. PS, PD dhe LSI garojnë veçmas në këto zgjedhje. Zgjedhjet e 25 qershorit u fituan bindshëm nga PS, e cila që në krye të herës deklaroi se do drejtonte e vetme timonin. Ndërsa bashkinë e Kavajës arriti ta marrë Partia Demokratike.

17 maji mbetet një nga datat më të diskutuara në sferën politike. Shpesh nga kritikët ajo është cilësuar si e gabuar. Rama e ka cilësuar si në të mirë të shqiptarëve. Ndërsa Basha e ka pranuar se “u përdor” nga Rama./newsbomb.al/

aaaaaaaaaaaaa.PNG

Rama-Basha.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Audio-përgjimet, 3 zyrtarët e PD sot te Krimet e Rënda
Nis seanca plenare, Spartak Braho bën betimin si deputet i ri i Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373
array(1) { ["section"]=> string(68) "e-mbani-mend-kete-date-rama-e-basha-u-mbyllen-4-ore-ne-kuvend-121072" }