E mbani mend stadiumin “Qemal Stafa”, ja si duket ai tani (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 15:28 24-07-2017 E mbani mend stadiumin “Qemal Stafa”, ja si duket ai tani (VIDEO)

Stadiumi “Qemal Stafa”, që prej 2 vitesh i është nënshtruar një rindërtimi total dhe në përfundim të tij do të mbajë emrin, “Arena Kombëtare”.

Sipas afateve të përcaktuara nga Qeveria dhe Fshf, punimet në impiantin e ri duhet të mbarojnë në nëntor të vitit 2018-të. Deri më tani punimet kanë ecur më ritme të kënaqshme  dhe kanë përfunduar pothuaj të gjitha sistemimet  nëntokësore. Prej disa ditësh kanë filluar të dalin sipërfaqe shenjat e para të “shtëpisë së re të kombëtares”.

Për të dhënë një ide më shumë mbi  ecurinë e punimeve në “Arenën Kombëtare”, Federata Shqiptare e Futbollit, ka postuar një video që dregon më qartë formën që po merr stadiumi me kullën e tij.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni videon e postuar nga FSHF:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kamza merr pamje, ndryshohet tapeti dhe bëhet gati për sezonin e ri
Skandal, Çekia nuk pajis me vizë futbollistin e Skënderbeut për ndeshjen e rëndësishme »
Article Logic
Execution time: 0.029737949371338
array(1) { ["section"]=> string(66) "e-mbani-mend-stadiumin-qemal-stafa-ja-si-duket-ai-tani-video-87184" }