E ndoqi dhe i dëmtoi makinën një vajze, arrestohet elbasanlliu (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 14-01-2018 E ndoqi dhe i dëmtoi makinën një vajze, arrestohet elbasanlliu (EMRI)

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 46-vjeçar pasi akuzohet se ka ndjekur dhe më pas i ka dëmtuar makinën një 27-vjeçareje.

Policia bën me dije se i arrestuari është Arian Stafa, 46 vjeç banues në Elbasan.

Stafa u vu në pranga, pasi në Lagjen  “Dyli Haxhire”  me mjetin e tij  ka dëmtuar automjetin në pronësi të Z.K., 27 vjeçe banuese në Elbasan. Dëmtimin e mjetit dyshohet ta ketë bërë pasi e ka përndjekur gjatë ditës së djeshme.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik dhe  126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Gjithashtu, u sekuestruan dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Përndjekja",  “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « GRABITJA NË KSAMIL/ Studenti i Anglishtes tregon tmerrin: Më lidhën, nuk munda të bëj asgjë (DETAJE)
'Dje takova një 13-vjeçare që qante për libra', gazetarja e njohur: Kam një lutje... »
Article Logic
Execution time: 0.0040378570556641
array(1) { ["section"]=> string(73) "e-ndoqi-dhe-i-demtoi-makinen-nje-vajze-arrestohet-elbasanlliu-emri-106516" }