E njihni këtë violiniste që mban veshur xhinset e djalit të tezes? Sot është një figurë e rëndësishme e ekranit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:28 17-02-2017 E njihni këtë violiniste që mban veshur xhinset e djalit të tezes? Sot është një figurë e rëndësishme e ekranit

Vajza që i bie violinës është jo e panjohur për publikun shqiptar. Sot ajo hap arkivat dhe publikon këtë foto të hershme nga fëmijëria e saj. Bëhet fjalë për moderatoren e emisionit investigativ “Boom”, Fiori Dardha.

 “Foto e shkrepur vite më parë kur unë e motra "detyroheshim" nga mami të jepnim koncert para miqve dhe miqtë ishin të detyruar të na dëgjonin për mirësjellje.

Vetëm tani e besoj mamin tim për krenarinë që ndjente kur ne luanim në instrumenta para miqve. Unë, nje batutë thote Abeli dhe e shkruaj me vrap në facebook nga kënaqësia.

P.S: Ishin vitet '90. Nuk e kishim rregulluar ende shtëpinë.

 P.S 2: Xhinset që kam veshur ishin të djalit të tezes. Atij nuk i benin me dhe m'i fali”, shkruan modestisht Fiori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024907112121582
array(1) { ["section"]=> string(116) "e-njihni-kete-violiniste-qe-mban-veshur-xhinset-e-djalit-te-tezes-sot-eshte-nje-figure-e-rendesishme-e-ekranit-69016" }