E pabesueshme ajo që ndodhi në Turqi, tifozët nuk respektojnë heshtjen për viktimat e Parisit (Video)

Publikuar tek: sport, më 23:57 17-11-2015

Në të gjithë Europën ku edhe janë zhvilluar ndeshje miqësore mes Kombëtareve, apo ndeshjet e play-off’it për Euro2016, është mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmeve terroriste të ndodhura në Paris të Francës më 13 nëntor, si dhe është interpretuar himni francez.

Por, ajo çka ndodhi sot (17.11) në Turqi në ndeshjen miqësore kundër Greqisë, ishte vërtetë e pabesueshme. Tifozët në stadiumin “Basaksehir” të Stambollit kanë fishkëllyer duke mos mbajtur qetësi gjatë minutit të heshtjes.

Ndeshja mes dy kombëtareve përfundoi në barazim pa gola.

Edhe gjatë përpara ndeshjes miqësore Shqipëri-Gjeorgji të zhvilluar ditën e djeshme, u intonuahimni francez dhe u mbajt një minutë heshtje nga futbollistët dhe tifozët e pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa”.

Lexo edhe: Angli-Francë, vendasit fitojnë në miqësore (Video)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmet terroriste mund të anulojnë Europianin Francë 2016, flet presidenti i Federatës franceze
Këto janë 4 skuadrat e fundit pjesëmarrëse në Euro2016 »
Article Logic
Execution time: 0.0041348934173584
array(1) { ["section"]=> string(104) "e-pabesueshme-ajo-qe-ndodhi-ne-turqi-tifozet-nuk-respektojne-heshtjen-per-viktimat-e-parisit-video-25670" }