E pabesueshme, vëllai i këngëtarit të dashur për publikun shqiptar mbledh kanaçe

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:53 22-12-2016

Një histori e dhimbshme ajo e familjes së Vilson Lulos në Gjirokastër, që prej më shumë se një viti jeton në qiell të hapur si pasojë e një zjarri që i shkrumboi banesën.

Kryefamiljari  Vilson Lulo, që është njëkohësisht vëllai i këngëtarit të njohur e të dashur për publikun shqiptar, Petrit Lulo, detyrohet të mbledhë kanuaçe. Lulo, bashkëshortja dhe dy vajzat e tyre, të jetojnë në kushte tepër të vështira, në gërmadhat që ka lënë pas zjarri i 5 muajve më parë. Gruaja e shtëpisë, Entela Lulo rrëfen për Report TV dramën që përjeton çdo ditë për të mbijetuar, pas asnjë të ardhur dhe në qiell të hapur. 

Po mbush dy vjet dhe unë po jetoj këtu, masa nuk ka marrë fare shtetet. Ky është shtetit? Të më ikin vajzat prostituta, unë i dua pranë vetes, ku t'i shpie unë ato vajza? Të më marrin rrugën e dreqit, që mezi i kam rritur në fukarallëk. Ata kanë turp të flasin se janë rritur tashmë. I lutem shtetit të vënë dorën në zemër, nuk humbet shteti për një tarracë. Se po ndihmojnë plot dhe duhet të kishin marrë masat. Unë dua ta bëjë alarmante" u shpreh e zonja

Vilson Lulo, pra vëllai i këngëtarit të njohur gjirokastrit Petrit Lulo. Fatkeqësisht jeta nuk i ka buzëqeshur dhe ai është detyruar të dalë për të mbledhur kanaçe, për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij. 

"A mund të jetoj njeriu këtu në këtë ftohtësi, që kjo mund të bjerë. Se dhe ata që erdhën inxhinierët thanë që këtu nuk jetohet, ik jeto më qira. Por ku e kemi punën ne që të jetojmë me qira", u shpreh ajo. 

Apelit për ndihme të familjes Lulo i janë bashkuar jo vetëm fqinjët por edhe përdorues të rrjeteve sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028581857681274
array(1) { ["section"]=> string(85) "e-pabesueshme-vellai-i-kengetarit-te-dashur-per-publikun-shqiptar-mbledh-kanace-63399" }