E PADËGJUAR, bashkia në Shqipëri "shet" funksionet e saj tek privati

Publikuar tek: ekonomi, më 15:43 12-10-2016 E PADËGJUAR, bashkia në Shqipëri

Bashkia e Kolonjës ka hapur tenderin për transferimin e funksioneve  të Administrimit Financiar dhe Menaxherial të bashkisë dhe njësive administrative tek një privat për katër vitet në vijim.

Ky është rasti i parë që ndodh diçka e tillë kur një njësi vendore delegon te një privat funksionet themelore për të cilat është votuar.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Open Procurement Albania, objekti i tenderi është Bashkia Kolonjë, për Administrim Financiar dhe Menaxherial të Bashkisë Kolonjë dhe Njësive Administrative të saj.

Sistemi që kërkohet për administrimin financiar duhet të jetë i tipit COTS (Commercial Off The Shelf) duke u bazuar nga ana teknologjike në paketa ndërkombëtare të ndërtuara mbi bazën e praktikave më të mira dhe në modelin e implementuar në disa njësi të qeverisjes vendore, projekt i financuar nga USAID.

 Pra, e thënë kështu, sistemi duhet të jetë i gatshëm dhe të mos ketë nevojë për zhvillim. Të gjitha ndryshimet që mund të kërkohen nga Bashkia Kolonjë të mund të arrihen me anë të konfigurimit dhe parametrizimeve. Sistemi që do të propozohet duhet të jete lehtësisht i konfigurueshëm dhe në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet e kontabilitetit publik dhe legjislacionin në fuqi. Gjithashtu duhet konceptuar me funksione të zgjerueshme në të ardhmen.

 Fondi limit është 10 366 700 . Vlera e Financimit për vitin 2016 do jetë 7 166 667 lekë pa TVSH, ndërsa për vitet 2017, 2018, 2019, 2020 do te jete 800 000 lekë pa TVSH - Financuar nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve. 

Bashkia e Kolonjës do të përfshihet në zgjedhje të reja për kryetar të ri pas vdekjes së Arben Malo në shtator të këtij viti./Newsbomb.al/

 

 e-padegjuar.gif

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02375316619873
array(1) { ["section"]=> string(71) "e-padegjuar-bashkia-ne-shqiperi-shet-funksionet-e-saj-tek-privati-55936" }