E padëgjuar/ Gjin Gjoni merr 2 vjet leje se u bë me vajzë, zbardhet debati me dyer të mbyllura në KLD: Tjetër herë me djalë

Publikuar tek: barometri, më 08:14 21-10-2018 E padëgjuar/ Gjin Gjoni merr 2 vjet leje se u bë me vajzë, zbardhet debati me dyer të mbyllura në KLD: Tjetër herë me djalë

Gjyqtari Gjin Gjoni ka marrë 2 vjet leje prindërimi meqë u bë me vajzë një muaj më parë.

 

Ndërkaq, zbardhet debati në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku jashtë rendit të ditës është bërë propozimi nga Gerd Hoxha për lejen e Gjin Gjonit, propozim i cili është miratuar. Në kërkesën e tij Gjin Gjoni parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten, biznesmenen e njohur Elona Çaushi,  janë rezidente në Gjermani.

“Qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme”, thotë në kërkesën e tij gjyqtari Gjoni.

Këto veprime të anëtarëve të KLD-së janë në shkelje të rëndë të rregullave procedurale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky akt administrativ i KLD sipas ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj është ndërmarrë në procedurë të parregullt, është për rrjedhojë absolutisht i pavlefshëm.

Ilir Meta: Po, çfarë çështje kishit Gerdi?

Gerd Hoxha: Është edhe një kërkesë zoti Kryetar që ka ardhur me protokoll, kërkesë e njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Gjoni i cili kërkon t‟i akordohet një leje për periudhë 2-vjeçare”Leje prindërore”, në bazë të ligjit 96/2016, neni 24, parashikohet “Leja prindërore”. Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë zoti Gjoni, -nga  puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje.

Ilir Meta: Po! Dakord, atëherë!

Japim leje për...

Mirë, atëherë, faleminderit!

Gerd Hoxha: Mesa lexova dhe mesa rela... mendoj se kërkesa është e bazuar në ligj dhe të pranohet sipas kërkesës.

Ilir Meta: Po! Kush është dakord?

Po! Jemi dakord!

Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë.

E mbyllim atëherë?

Neritan Cena: Eneida, ku vajti?

Ilir Meta: Bëji një telefon po qe se ashtu...

(Rihyn në sallë zonja Civici.)

Gerd Hoxha: Atëherë, zoti President, kuorumi është.

Ilir Meta: Atëherë, ju lutem, meqenëse u ribë kuorumi, zoti Gerdi ju lutem, çështja që kishit ju.

Gerd Hoxha: Edhe një herë parashtroj kërkesën që ka paraqitur zoti Gjoni për t'i akorduar në bazë të ligjit 96/2016, neni 24 "Leje prindërore" dyvjeçare, për shkak se në datën 16 gusht është shtuar, është bërë baba me një vajzë, e cila ka nënshtetësi gjermane. Për arsye...

(Një nga anëtarët ndërhyn duke i thënë zotit Hoxha që e ka lexuar një herë kërkesën.)

Meqenëse erdhi Eneida dhe zoti President më tha.

Për këtë arsye kërkoj që ta kaloj në votim kërkesën e tij për t'i dhënë leje. Unë jam dakord. Vetëm duhet të vendosim datën e fillimit të lejes. Data 1 nëntor.

Ilir Meta: Dakord?

Kush është dakord për lejen?

Dakord!

Miratohet!

Gerd Hoxha: Ju faleminderit!

Ilir Meta: Faleminderit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028249025344849
array(1) { ["section"]=> string(127) "e-padegjuar-gjin-gjoni-merr-2-vjet-leje-se-u-be-me-vajze-zbardhet-debati-me-dyer-te-mbyllura-ne-kld-tjeter-here-me-djale-138553" }