E padëgjuar më parë, gjyqtarja e Durrësit lë jashtë kamerat në seancën për Velierën, arsyeja do ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 14-02-2018 E padëgjuar më parë, gjyqtarja e Durrësit lë jashtë kamerat në seancën për Velierën, arsyeja do ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)

Shpesh dëgjojmë që seancat gjyqësore zhvillohen me dyer të mbyllura për arsye nga më të ndryshme, por rasti i djeshme në gjykatën e Shkallës së Parë Administrative në Durrës është për të qeshur, e për të qarë.  

Dje u zhvillua seanca e radhës për Velierën, ku prezent ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mes tyre ambientalisti Sazan Guri.

Përmes një video amatore të xhiruar në sallë, Guri na zbulon një moment kur në sallë kërkohet që seanca të zhvillohet në prani të kamerave, ndërsa arsyetimi për ta kundërshtuar këtë kërkesë nga gjyqtarët nuk ishte dëgjuar ndonjëherë më parë.

“Nuk lejohen kamerat se interferojnë dhe prishin cilësinë e disqeve”, është shprehur njëra nga gjyqtaret.

Ndërkohë, Sazan Guri e cilëson këtë vendim si të ndikuar politikisht dhe të qëllimshëm.

Trupa gjykuese u fut ne salle 2,5 ore me vonese. Ndoshta debat, ndoshta urdher partie, ndoshta porosi Qeverie, por tymi i bardhe doli, dhe Gjyqtari Ergys Gashi mbas gjykimit ne themel te ceshtjes Veliera lexoi mgjs shpejt 8 vendime, ku me kryesori shpallte - NDALIMIN e PUNIMEVE NE ZONEN "A" ARKEOLOGJIKE. Me vendimet e tjera la te kuptohet se beteja vazhdon ne shkallet e tjera”, shkruan Guri në facebook.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 3 mujash hetime, SHKARKOHET NGA DETYRA nënkomisari i Policisë Rrugore në Tiranë
Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Sabetin Kirit, policia e Shkodrës: Shkak borxhet, shoqërohen 8 persona »
Article Logic
Execution time: 0.017110824584961
array(1) { ["section"]=> string(128) "e-padegjuar-me-pare-gjyqtarja-e-durresit-le-jashte-kamerat-ne-seancen-per-velieren-arsyeja-do-ju-shkrije-se-qeshuri-video-110195" }