E pandashme në skenë, flet partnerja Lili Cingi: Ju zbuloj cili ishte pengu i fundit i Rexhep Çelikut para se të mbyllte sytë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:47 13-01-2018 E pandashme në skenë, flet partnerja Lili Cingi: Ju zbuloj cili ishte pengu i fundit i Rexhep Çelikut para se të mbyllte sytë

Ditën e sotme, që prej orës 11.00 kanë nisur të mbahen homazhet për nder të “Mjeshtrit të madh” të valles shqiptare, Rexhep Çeliku.

Ai ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit në moshën 63-vjeçare si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.

Ditën e sotme, me zërin që i dridhej, Lili Cingi, partnerja e tij në skenë, ka folur për mediat dhe tregoi se cili ishte pengu më i madh i Çelikut, para se të ikte nga kjo botë.

Sipas Lili Cingut, artisti i madh do donte që vallja të vazhdonte dhe të mos zbehej rëndësia e saj në skenën shqiptare nga gjeneratat e reja, edhe pas ikjes së tij.

 “Rexhepi ishte legjenda e valles shqiptare, një shqiponjë që fluturonte kudo që shkelte, madje edhe gurët e sokakut sot po qajnë për të. Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve… Është një humbje e madhe për vendin tonë. Sa i përket pengut të tij më të madh ishte se sot ai po fluturon që vallja mos  të ndalet, të vazhdojë dhe vendi të jetë një shqiponjë ashtu sic ne e meritojmë”, tha Cingi. Të dy partnerët u dekoruan pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta me titullin “Nderi i Kombit”. 

hoom.jpg

26733698_934496616711246_8815893127540478348_n.jpg

 

Më shumë në këtë kategori: « Tri “hemoragji” që kanë kapluar Gjirokastrën, të emigrosh drejt vetvetes nga tmerri se të bie çatia në kokë
LAJM FANTASTIK: Hapen për lexuesit ambientet e reja të bibliotekës “Musine Kokalari” »
Article Logic
Execution time: 0.003748893737793
array(1) { ["section"]=> string(130) "e-pandashme-ne-skene-flet-partnerja-lili-cingi-ju-zbuloj-cili-ishte-pengu-i-fundit-i-rexhep-celikut-para-se-te-mbyllte-syte-106419" }