E PAPRITUR/ Audio-përgjimet, zyrtarët e PD nuk shkojnë në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 17-05-2018 E PAPRITUR/ Audio-përgjimet, zyrtarët e PD nuk shkojnë në Prokurori

Dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjet ligjore, Gazmend Bardhi nuk do të paraqitet sot në Prokurori ku ishin thirrur oër të dëshmuar.

Mësohet se ata i i kërkojnë Prokurorisë t'i thërrasë në një ditë tjetër, pasi sot duan të marrin pjesë në seancën plenare.

Zyrtarët e PD do të jepnin dëshminë e tyre lidhur me audio-përgjimet e vëllait të ministrit Xhafaj.

Tre zyrtarët u thirrë për t'u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme. Ata do pyeteshin lidhur me publikimin e përgjimit ku PD pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtor X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se e sajuan këtë material.

Ndërsa ministri Xhafaj deklaroi se zëri që dëgjohet në audio nuk është i vëllait të tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditi makinën e policisë në Elbasan me AUDI-n e blinduar, arrestohet sërish Kelmend Xhaferri! Ja çfarë ka bërë këtë herë
Vdiq në aksidentin me motor, ja kush është 17-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.018427848815918
array(1) { ["section"]=> string(72) "e-papritur-audio-pergjimet-zyrtaret-e-pd-nuk-shkojne-ne-prokurori-121073" }