E PAPRITUR, Kosova liron 'Babalen': Nuk pranon kërkesën e Shqipërisë për paraburgim

Publikuar tek: aktualitet, më 16:17 12-10-2018 E PAPRITUR, Kosova liron 'Babalen': Nuk pranon kërkesën e Shqipërisë për paraburgim

Vetëm 24 orë pas arrestimit në Kosovë, Albert Veliu i njohur edhe si “Babalja” është lënë i lirë nga Gjykata e Prishtinës.

Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj tij, pasi akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim.

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij. Babalja akuzohet për kallëzim të rremë pas denoncimit të video-përgjimit ku pretendon se ka biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, për trafik të lëndëve narkotike.

Gjithashtu në arrest me burg ndodhet edhe Fredi Alizoti, i dyshuar si personi që ka imituar zërin e Agron Xhafajt. Gjykata në Shqqipëri ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen paralajmërimi ‘I FRIKSHËM’ nga rradhët e PD: Bëhuni gati ...
Rama takim me Presidentin Macron: Së shpejti në... »
Article Logic
Execution time: 0.004368782043457
array(1) { ["section"]=> string(86) "e-papritur-kosova-liron-babalen-nuk-pranon-kerkesen-e-shqiperise-per-paraburgim-137582" }