E PAPRITUR/ Nuk u thirr në KOMBËTARE, AJETI kontaktohet nga klubi i madh italian

Publikuar tek: sport, më 15:06 09-09-2018 E PAPRITUR/ Nuk u thirr në KOMBËTARE, AJETI kontaktohet nga klubi i madh italian Arlind Ajeti (q)

Edhe pse u përfol se kishte gjetur skuadër të re, Ajeti ka mbetur pa ekip në këtë fillim sezoni të ri.

Kur mendohej se ai do të firmoste me Perugian, akordi u prish në fund.

 Por qendërmbrojtësi i Kombëtares sonë i ka mbyllur njëherë e përgjithmonë kontaktet me Torinon duke parë që nuk mund të gjente hapësirë te “Granatat”.

Por së fundmi mësohet se ekipi i njohur italian i Napolit ka përfshirë në plane e tij futbollistin 24-vjeçar.

 Në momentin kur mbrojtësi rumun i “të kaltërve” Vlad Chiriches ka këputur ligamentet ekziston mundësia që ai të aktivizohet përkohësisht me skuadrën e Ancelottit.

Por për të fituar aprovimin e teknikut italian, emri i Ajetit duhet të kryesojë mbi emrat rivalë të Florentin Pogban, Diego Polentan, Sebastian Basong dhe Serdar Tasci.

Duket një garë gati e humbur, por fjalën e fundit do ta thotë vetë ish-trajneri legjendar i Milanit dhe Realit Madridit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja shqiptare gati për Skocinë, zbarkon në Rinas
Panucci do fitore me Skocinë: Kemi lojtarë me kualitet »
Article Logic
Execution time: 0.024451017379761
array(1) { ["section"]=> string(85) "e-papritur-nuk-u-thirr-ne-kombetare-ajeti-kontaktohet-nga-klubi-i-madh-italian-133736" }