E PAPRITUR/ Rama pranon se policia është e lidhur me krimin: Institucioni më pak i besuar

Publikuar tek: politike, më 14:17 13-01-2018 E PAPRITUR/ Rama pranon se policia është e lidhur me krimin: Institucioni më pak i besuar

Në qytetin e Lezhës, ditën e sotme u mbajt ceremonia e nderimit të Policisë së Shtetit me rastin e 105-vjetorit të krijimit të uniformave blu. 

Kryeministri Rama u shpreh se Policia e Shtetit është rilindur pas reforma të marra qëkur qeveria e tij është krijuar.

Sakaq, nuk ka lënë pa përmendur dhe sfidat e mëdha që uniformat blu po përballen. Sipas Ramës këto sfida kanë të bëjnë me përballjen me të keqen dhe përzgjedhjen e njerëzve të duhur për të kryer këtë mision.

Ndërkohë pranoi se ka dhe drejtues policie të cilët janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Rama përmendi edhe raportin e BE që e nxirrte policinë e shtetit si institucionin më pak të besuar, bashkë me Gjykatat dhe Prokurorinë.

“Në 2017 Shqipëria mbylli një plagë të vjetër, në të cilën pati të gjitha ato infeksione. Sot në 2018 Shqipëria nuk ka as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e territorit të saj”- u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu Kryeministri Rama tha se ndaj policisë së shtetit jemi në borxh për misionin që kryejmë.

“I jemi borxh të gjithë atyre që patën një vision si duhet të jetë policia dhe siç u jemi borxh të gjithe atyre që dhanë jetën, duke filluar nga ata prindër që largohen nga shtëpia dhe shkojnë në punë duke marrë në konsideratë dhe vënien në rrezik të vetë jetës, sic u kemi borxh edhe atyre vajzave dhe djemve që synojnë të bëhen pjesë e policisë që duam. Në rrugën e gjatë që kemi para, kemi motivimin e rezultateve që kemi arritur dhe pasurinë e madhe të eksperiencës prej gabimeve të bëra.  Kush punon edhe gabon, dallimin e bën vetëm një gjë, vetëdija për gabimet, eksperienca nga humbjet dhe vendosmëria për mos humbur për të njëjtat arsye. Kemi aftësinë ta bëjmë këtë dallim”- ka shtuar më tej kryeministri në fjalimin e tij.

Më shumë në këtë kategori: « Vettingu në Policinë e Shtetit, Basha: Është si t’i varësh…
Basha mesazh Ramës nga Vlora: Më 27 janar shqiptarët vendosin »
Article Logic
Execution time: 0.017199993133545
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-papritur-rama-pranon-se-policia-eshte-e-lidhur-me-krimin-institucioni-me-pak-i-besuar-106427" }