E papritur: Spanja mund të përjashtohet nga Kupa e Botës ‘Rusi 2018’

Publikuar tek: sport, më 18:05 15-12-2017 E papritur: Spanja mund të përjashtohet nga Kupa e Botës ‘Rusi 2018’

Kombëtarja spanjolle rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës, sipas një letre që FIFA i ka dërguar federatës spanjolle të futbollit.

Shkak është bërë ndërhyrja e qeverisë spanjolle në zgjedhjet për kreun e federatës spanjolle, çka FIFA e ka konsideruar si të patolerueshme dhe i ka dërguar një letër kërcënuese.

Fedetara spanjolle e futbollit e ka pranuar ekzistencën e një letre të tillë.

RFEF aktualisht udhëhiqet nga Juan Luis Larrea i cili është i përkohshëm në këtë post, pasi ish presidenti i Angel Maria Villar u detyrua të largohej për shkak të akuzave për korrupsion.

Sipas gazetarit sportiv Richard Martin, FIFA ka kërcënuar Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës, nëse “qeveria nuk ndalon së ndërhyri në federatë”. /Newsbomb.al

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anser Wenger e konfirmon, Aron Ramsay 3 javë jashtë fushave të blerta
Panik te Milan, UEFA kërcënon me përjashtim për shkak të bilanceve »
Article Logic
Execution time: 0.017137050628662
array(1) { ["section"]=> string(72) "e-papritur-spanja-mund-te-perjashtohet-nga-kupa-e-botes-rusi-2018-103210" }