E para deputete që e mbështet publikisht, Mimoza Hafizi: I bashkohem Ben Blushit

Publikuar tek: politike, më 10:13 02-02-2016 E para deputete që e mbështet publikisht, Mimoza Hafizi: I bashkohem Ben Blushit

E para deputete socialiste që e mbështet publikisht deputetin socialist Ben Blushi në dëshirën e tij për të kandiduar përballë Edi Ramës dhe njëkohësisht në kërkesat e tij, të cilat i quan legjitime për zgjedhje.

Deputetja Mimoza Hafizi ka shprehur sot hapur mbështetjen për Blushin, duke thënë se i bashkohet shqetësimit të tij për Partinë Socialiste dhe se e mbështet në rrugëtimin e tij.

“I ofroj mbështetje në rrugëtimin dhe platformën e Kongresit. Do përcjell gjithë aspiratat tona për partinë ku po aderojmë. I bashkohem Blushit për shqetësimin e tij për PS. Kauza e një partie të madhe i përket çdo qytetari. Përcjell reflektimet për frymë bashkëpunimi dhe respekti’’, shkruan Hafizi.

Duket se dhe Hafizi ka të njëjtin shqetësim si Blushi, për zgjedhjet brenda strukturave të PS-së në Shkodër, ku është deputete. ''Në Shkodër nuk janë bërë fare zgjedhje'', ka konstatuar deputetja.

Komenti i Plotë i Hafizit:

“Miq të nderuar!

I bashkohem kolegut tim Ben BLUSHI në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë.

Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti.

Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nasip Naço mbledh miqtë dhe bën një vizitë te Kanionet në Skrapar (FOTOT)
Doda-deputetes socialiste që mbështet Blushin: Ke rrugë të vështirë »
Article Logic
Execution time: 0.024371862411499
array(1) { ["section"]=> string(84) "e-para-deputete-qe-e-mbeshtet-publikisht-mimoza-hafizi-i-bashkohem-ben-blushit-31540" }