E paralajmëroi mbrëmë, Rama i ridërgon Metës kërkesën për dekretimin e Lleshit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 09-11-2018 E paralajmëroi mbrëmë, Rama i ridërgon Metës kërkesën për dekretimin e Lleshit

Ashtu siç edhe lajmëroi mbrëmë, kryeministri Edi Rama ka rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit Ilir Meta.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t'i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, shkruan Rama në postimin e tij.

Mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm solli debate të shumta në politikë ditët e fundit.

Kryeministri vendosi që t’ia besojë sërish drejtimin e ministrisë Lleshi, duke e vensour atë në postin e zëvendës ministrit. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjiknuri FIRMOS kontratën për Bypass-in e Vlorës: Mbi 35 MLN EURO (Kompania që ‘merr në dorë’ punimet)
‘Ma shpifi leshi i hundës’, ish-ministri ironizon keq Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.024297952651978
array(1) { ["section"]=> string(84) "e-paralajmeroi-mbreme-rama-i-ridergon-metes-kerkesen-per-dekretimin-e-lleshit-140857" }