E pazakontë/ Humbi këmbën në aksident, balerina performoi me protezë

Publikuar tek: bota, më 14:03 10-08-2018 E pazakontë/ Humbi këmbën në aksident, balerina performoi me protezë

Historia inspiruese e një balerine e cila edhe pse e kishte njërën këmbë me protezë performoi në "BBC Two's Inventing The Impossible: The Big Life Fix" ka përlotur mijëra shikues.

Pollyanna Hope, 12 vjeç, nga qyteti Harpenden në Angli, ishte vetëm dy vjeç kur një autobuz u ngjit në trotuar dhe aksidentoi vajzën së bashku me nënën dhe me gjyshen e saj.

Pas këtij aksidenti që i mori jetën gjyshes së Pollyannës, vajza humbi këmbën e djathtë, të cilën më pas e zëvendësoi me një gjymtyre proteze.

12-vjeçarja prej kohësh ka marrë mësime në balet edhe pse fatkeqësisht nuk kishte progres.

Por falë shpikësit dhe inxhinierit të vlerësuar me disa çmime Yusuf Mohammad, balerina mundi të realizonte ëndrrën e saj, pasi ai projektoi një gjymtyrë që vajza mund të komandonte me anë të një pulti.

Sakaq mbrëmjen e djeshme në BBC u transmetua performanca e Pollyanna.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË, të shtëna me armë në Kanada, 4 të vdekur
Lindi me 4 gishta dhe pa kocka në gjunjë, habit me talentin e tij 17-vjeçari (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019810914993286
array(1) { ["section"]=> string(73) "e-pazakonte-humbi-kemben-ne-aksident-balerina-performoi-me-proteze-130709" }