E përplasi makina në mes të rrugës, vdes në spital shqiptari në Itali

Publikuar tek: bota, më 08:35 10-08-2018 E përplasi makina në mes të rrugës, vdes në spital shqiptari në Itali Foto nga vendngjarja

Ka ndërruar jetë në spital një 64-vjeçar shqiptar i cili u përplas 4 ditë më parë në Milano, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin e kishte lënë në rrugë duke u larguar.

Sipas mediave italiane shqiptari ka humbur jetën në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Në datën 6 gusht 2018, shqiptari po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Alarmin për aksidentin e dha një shofer tjetër që e ka gjetur 64-vjeçarin shqiptar të lënë në rrugë dhe pa ndjenja.

Autoambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë stabilizuar gjendjen e shqiptarit. Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet bilanci i të vdekurve nga zjarri në Greqi, mes viktimave 11 fëmijë
Përmbytje të mëdha në Francë, evakuohen mijëra persona »
Article Logic
Execution time: 0.004133939743042
array(1) { ["section"]=> string(75) "e-perplasi-makina-ne-mes-te-rruges-vdes-ne-spital-shqiptari-ne-itali-130675" }