E pezulloi nga puna para tre vitesh, djali i ish-presidentit i rikthehet sulmeve ndaj Spiropalit, ja çfarë thotë për përplasjen me LRI

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:37 29-07-2016 E pezulloi nga puna para tre vitesh, djali i ish-presidentit i rikthehet sulmeve ndaj Spiropalit, ja çfarë thotë për përplasjen me LRI

Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidanit, i është rikthyer armiqësisë së vjetër me zëdhënësen e Partisë Socialiste, Elisa Spiropalin.

Meidani e akuzoi publikisht tre vite më parë Spiropalin se e kishte pezulluar nga puna si drejtor i Antikontrabandës në Dogana, funksion që ai e kishte marrë përpara se të vinte në pushtet PS-ja. Drejtoresha e asaj kohe, Elisa Spiropali e mbrojti vendimin, duke mos u tërhequr prej tij.

Megjithatë, Meidani nuk e ka harruar ende atë veprim të Spiropalit dhe i është rikthyer debatit duke e ofenduar në rrjetet sociale.

Ai e ka komentuar në këtë mënyrë përplasjen e fundit të Spiropalit me drejtuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim:

“Doli "torollakja" e pashkolluar dhe e panxënë që këtë herë spaska as lejen e partisë të broçkollisi pa thënë asgjë. Të komentojë atje ku s'ka vend për koment. T’i hedhi ujë zjarrit që po përvëlon koalicionin e tyre. Vallë kërkon të rilindë me çdo kusht në një vend tjetër që të mbushi çantat LV "fallco" sërisht...”

“Dështuan me vetëdije për të mbledhur doganën e anijeve dhe kamionave për përfitime personale dhe duan të ulin kufirin e taksueshëm të blerjeve online për të kompensuar disi grabitjen e tyre duke futur duart në xhepat e qytetarëve!”

“Kjo "torollakja" vazhdoka akoma dhe tregon më së miri se nuk e ka kuptuar thelbin e reformës në drejtësi. Frikë nga reforma zonjë duhet të kesh ti dhe soji jot që keni grirë e shirë këtë shtet e keni vjedhur këtë popull e jo ca të rinj që bëjnë statuse në facebook që minimalisht kanë guximin të kritikojnë siç ja kërkon mosha dhe për më tepër duhen respektuar se kanë çarë përpara me forcat e tyre e të paktën kanë mbaruar një universitet jo si ca e ca!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përqafimi “historik” Obama-Clinton bën bujë në rrjetet sociale
“Djali i Fullanit fshin djersën me 500 eurosha, i Ramës mban syze me skelet floriri, i Berishës shperthen 100 mije euro fishekzjarre, ndërsa ne fëmijët e kokëpalarëve...” »
Article Logic
Execution time: 0.017850875854492
array(1) { ["section"]=> string(138) "e-pezulloi-nga-puna-para-tre-vitesh-djali-i-ish-presidentit-i-rikthehet-sulmeve-ndaj-spiropalit-ja-cfare-thote-per-perplasjen-me-lri-48152" }