E PLOTË/ Përplasja e Batonit me Nikollën: Përgatitu mirë kur të takosh Gentin, je nën nivelin e tij! Lesi: E njoh mirë Edi Ramën, e kam pasur gazetar...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 11-01-2019 E PLOTË/ Përplasja e Batonit me Nikollën: Përgatitu mirë kur të takosh Gentin, je nën nivelin e tij! Lesi: E njoh mirë Edi Ramën, e kam pasur gazetar... Nikoll Lesi- Baton Haxhia

Mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të Punëve të Jashtme nga presidenti Ilir Meta, ka shkaktuar reagime të shumta në skenën e politkës shqiptare.

Por përplasjet nuk kanë munguar as në media, ku mbrëmjen e djeshme gazetari Nikoll Lesi është përplasur me këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiu, pasi i ka thënë këtij të fundit se Cakaj nuk ka eksperiencë për postin e ministrit.

'Ky ka një vit që ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka eksperiencë më vjen keq Baton. Ti ke Bushatin shumë mirë, ministër i shkëlqyer. Shumë mirë e ke', u shpreh Lesi, ndërkohë që kjo e irritoi Baton Haxhiun, i cili ia ktheu se nëse e takon Gent Cakajn duhet të përgatitet mirë sepse nuk e ka fjalorin e nevojshëm. "E njjoh mirë Ramën, i kam dhënë rrogën si gazetar", tha më tej Lesi, referuar kohës kur kryeministri punonte për "Koha Jonë".

DEBATI I PLOTË NË OPEN-TOP CHANNEL:

Baton Haxhiu: Unë thashë që presidenti ka bërë krim ndaj një mendjeje të ndritur. Dhe krimi ndaj një mendje të ndritur për të mos dekretuar është shumë më i rëndë se cfarë do tenderomanie dhe krimi ekonomik nëse më kupton drejt. Dhe këtë do ta vërtetoni. Ndaj unë i kam shkruar letër Ilirit dhe jo presidentit. Dhe Nikollë, desha më të thënë se unë kam pasur pozita të vështira, të lehta, të rënda, të këndshme, të bukura me Ilir Metën. Por unë nuk jam nga ata që as e përkëdhel dhe as ia them të vërtetën sic pretendoni ju ta bëni cdo herë për të qenë afër tij dhe jo për ta pasur mik. Dhe ju nuk e këshilloni si mik..

Nikollë Lesi: O Baton se të thashë dhe njëherë, të lutem, të lutem…Jemi në pozita jo komode. Po të ishe përballë se jemi në pozita jokomode. Unë mund të të argumentoja po të ishe përballë se ti ke disa interesa me kryeministrin që sulmon presidentin.

Baton Haxhiu: Ma thuaj një interes të vetëm që kam pasur me Ilir Metën në njohjen që kam pasur me të për 20 e ca vite dhe ma thuaj një moment të jetës sime që kam pasur ndonjë interes privat me kryeministrin shqiptar. Dhe mos harroni që në momente të caktuara për hir të Ilir Metës jam përplasur me Edi Ramën në vitin 2009… Por për hir të një paqartësie, keqkuptimi, thashethemnaje që ka ndërtuar zyra e presidentit për një situatë, unë nuk e përkrah presidentin.

Nikollë Lesi: Pse janë të pavërteta faktet që ka nxjerrë zyra e presidentit sipas jush?

Baton Haxhiu: Po të gjitha.

Nikollë Lesi: A gabon, gabon.

Baton Haxhiu: Nikollë, kam një sugjerim për ty. Ta takosh njëherë Gent Cakajn, por përgatitu mirë se nuk ke nivel për të…

Nikollë Lesi: E bëjmë ministër kulture…Baton, këshilloje mirë kryeministrin se kjo nuk është këshillë. Unë kam sot komunikim tre orë me kryeministrin Rama dhe nuk mund të bëjë publike këtë komunikim me të se nuk është etike por i kam thënë: ti ke nevojë për këshilltarë të qetë zoti Kryeministër.

Baton Haxhiu: Nikolla, që është mik i Ilirit dhe dashamirës i imi…

Nikollë Lesi: O Baton, unë jam mik dhe i kryeministrit por kjo nuk më mohon të drejtën për ta kritikuar…Kur e ke njohur ti Edi Ramën unë e kam pasur gazetar te ‘Koha Jone”, bashkë me Arjan Çanin…Mos më trego mua për Edi Ramën. Por ti ke një forcë te Edi Rama që duhet ta bindësh mos të bëjë gabime të tilla.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006680965423584
array(1) { ["section"]=> string(150) "e-plote-perplasja-e-batonit-me-nikollen-pergatitu-mire-kur-te-takosh-gentin-je-nen-nivelin-e-tij-lesi-e-njoh-mire-edi-ramen-e-kam-pasur-gazetar-148356" }