E qëlluan me vezë, reagon për herë të parë Veliaj: Nuk më kapi asnjë, duhet të ushtroheni

Publikuar tek: politike, më 13:22 14-06-2018 E qëlluan me vezë, reagon për herë të parë Veliaj: Nuk më kapi asnjë, duhet të ushtroheni

Një incident ndodhi sot pak para fillimit të takimit të Erion Veliajt me artistët e Tetarit Kombëtar.

Disa të rinj nga Forumi Rinor i PD-së, qëlluan me vezë Erion Veliajn në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar që sipas tyre do të bëhet në favor të ngritjes së kullave të klienteve të Rames dhe Veliajt.

Sakaq, gjatë takimit, Veliaj komentoi për herë të parë ngjarjen e pakëndshme që i ndodhi. "Hodhët 10 vezë por nuk më kapi asnjë. Duhet të ushtroheni më shumë”- u shpreh Veliaj duke qeshur.

Momentalisht, kryetari i Bashkisë, po zhvillon dëgjesën me artistët që kërkojnë mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025546073913574
array(1) { ["section"]=> string(93) "e-qelluan-me-veze-reagon-per-here-te-pare-veliaj-nuk-me-kapi-asnje-duhet-te-ushtroheni-124355" }