E quajti ‘’Bir Kur*e’’ por Obama di si ia kthen

Publikuar tek: bota, më 12:58 06-09-2016 E quajti ‘’Bir Kur*e’’ por Obama di si ia kthen

E quajti ‘’Bir Kur*e’’ por presidenti amerikan Barack Obama di si ia kthen presidentit të Filipineve.

Presidenti i Kombeve të Bashkuara Barack Obama, ka anuluar takim me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, pasi dje ai e ka quajtur atë “bir kur*e”.

Obama dhe Duterte, të cilët ndodhen në Kinë për “Samitin e G-20” do takoheshin për të diskutuar mbi abuzimin me të drejtat njerëzore në Filipine, dhe mbi të gjitha për çështjen e vrasjeve ligjore të drogës.

Por në një deklaratë për mediat, lideri i Filipineve e ka pyer rëndë homologun e tij amerikan duke e quajtur atë “bir kur*e”.

Fillimisht Obama i hodhi poshtë fyerjet duke thënë se zoti Duterte është një “karakter i gjallë”. Ai shtoi se u ka kërkuar ndihmësve të tij të nisin punën nëse “kjo është një kohë për biseda produktive”.

Por, ndihmësit e tij e anuluan më pas takimin midis dy homologëve.

Duterte ka fyer edhe lidera të tjera më parë, por vetëm kësaj radhe pati pasoja diplomatike dhe ai është penduar.

"Ndërkohë që shkaku ishin komentet e mia të forta ndaj disa pyetjeve të caktuara të shtypit, të cilat lidhen direkt me shqetësimin dhe stresin, ne gjithashtu na vjen keq që ato u shfaqën si një sulm personal ndaj presidentit të SHBA-së," tha në një deklaratë presidenti filipinas.

Në të kaluarën, ai e ka quajtur edhe Papa Françeskun "Biri kur*e", Sekretarin amerikan të shtetit John Kerry "të çmendur" si dhe ambasadorin amerikan në Filipine "djali pederast i një prostitute”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26989889144897
array(1) { ["section"]=> string(49) "e-quajti-bir-kur-e-por-obama-di-si-ia-kthen-52058" }