E quajti fans të sajin, Bekim Balaj i përgjigjet Einxhelit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:34 24-01-2016 E quajti fans të sajin, Bekim Balaj i përgjigjet Einxhelit

Historitë mes personazheve publike janë gjithmonë një pjesë interesante për fansat e tyre dhe për njerëzit që ndjekin zhvillimet në jetën rozë.

Një intervistë e modeles dhe moderatores Einxhel Shkira ka përfshirë edhe futbollistin e Rijekës, Bekim Balaj.

Sulmuesi i Kombëtares është përmendur nga modelja në një intervistë për gazetën “Paloma”, ku ajo e ka cilësuar shkodranin si një prej fansave të shumtë të saj që kërkojnë autografe, ndërkohë që kjo bukuroshe është përfolur kohë më parë të kishte një lidhje me yllin shkodran.

Një ironi për të cilën Balaj ka dhënë një përgjigje. I kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, në momentin që është pyetur për këtë përgjigje që ka dhënë moderatorja brune, Balaj shprehet i qartë: “Einxhel Shkira? Nuk e njoh fare kush është”.

Në fakt, Balaj e njeh shumë mirë moderatoren seksi, pasi një vit më parë u përfol se bomberi shkodran kaloi disa net relaksi në Xhamajka me bukuroshen Shkira.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024754047393799
array(1) { ["section"]=> string(63) "e-quajti-fans-te-sajin-bekim-balaj-i-pergjigjet-einxhelit-30807" }