E quajti hajdutin e pikturave, sot Rama i shtrëngon dorën në Asamblenë e PS

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:10 07-10-2017 E quajti hajdutin e pikturave, sot Rama i shtrëngon dorën në Asamblenë e PS

Muaj më parë ish-ministri i Arsimit, profesor Et’hem Ruka pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama i cili e cilësoi një “hajdut pikturash”.

Rama deklaroi në galerinë e hapur në Nju Jork se gjatë mbledhjeve, nuk i dëgjonte dot diskutimet dhe pikturonte. Sipas Ramës, Ruka duhet të ishte një hajdut pasi ia kishte marrë gjithë pikturat.

Menjëherë ragoi profesor Ruka i cili tha se ishte ndjerë shumë keq nga kjo deklaratë duke shpjeguar se ia kishte koleksionuar pikturat, shkruan newsbomb.al.

“Vura re se mbasi mbaronte një vizatim e hidhte në kosh. Më vinte me të vërtet keq dhe i kërkova të m'i falte duke i firmosur dhe shkruar Pr. Rukës. Sigurisht dhe datën. Pak e nga pak koleksioni u shtua”, deklaroi Ruka.

Sot mesa duket gjërat janë sheshuar dhe të dy kanë shtrënguar duart në Asamblenë e Partisë Socialiste që ka filluar prej një ore, shkruan newsbomb.al.

Article Logic
Execution time: 0.01227593421936
array(1) { ["section"]=> string(80) "e-quajti-hajdutin-e-pikturave-sot-rama-i-shtrengon-doren-ne-asamblene-e-ps-95043" }