E quajti Julia Roberts, Vokshi i përvishet Ballës: E mendon veten PADRON, Arlekini i Ramës

Publikuar tek: politike, më 17:39 13-06-2018 E quajti Julia Roberts, Vokshi i përvishet Ballës: E mendon veten PADRON, Arlekini i Ramës Albana Vokshi

Pasi kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një përgjigje për Robert Ndrenikën e quajti Albana Vokshin një Julia Roberts, ka ardhur edhe reagimi nga ana e deputetes demokrate.

 

Vokshi e ka cilësuar deklaratën e socialistit si banale dhe qesharake, ndërsa shton se Balla e mendon veten e tij padron të artistëve.

Për deputeten demokrate, pushteti dhe Kuvendi janë të Robert Ndrenikës, Robert Budinës e Alfred Trebickës, teksa nuk ngurron ta quajë Ballën Arlekin të Ramës, pra shërbëtor i dy zotërinjve.

POSTIMI:

Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.

Ne deputetët, jemi vetëm perfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t'i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.

Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës...

Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat ).

35302357_10156555447359429_4922325167402647552_n.jpg

35142992_10156555447389429_6678084742623002624_n.jpg

35078579_10156555447659429_4958535697372807168_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalja e testit të matematikës, Boçi sulmon Nikollën: Dita e gjykimit po vjen!
Debate nga Llogaridhënia e Ramës, të rinjtë ‘ZBULOJNË’ të gjithë bisedën »
Article Logic
Execution time: 0.0042450428009033
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-quajti-julia-roberts-vokshi-i-pervishet-balles-e-mendon-veten-padron-arlekini-i-rames-124257" }