E quajti reportazh të ndyrë me pamje të vjetra, Rama tërhiqet: Kam gabuar, u nxitova

Publikuar tek: politike, më 20:11 14-11-2017 E quajti reportazh të ndyrë me pamje të vjetra, Rama tërhiqet: Kam gabuar, u nxitova

Kryeministri Rama në emisionin “Studio e Hapur” ka komentuar edhe çështjen e ballafaqimit me gazetarët italianë të "Le Iene".

Rama për herë të parë pranoi se ishte nxituar dhe e kishte paragjykuar atë reportazh dhe kërkoi falje për ato që kishte thënë.

“Duhet ta jepnit të plotë atë që thashë unë, por nuk ka rëndësi. Unë nuk e kam parë vetë, e mora si informacion. Por ajo që thashë është, se rastet janë sporadike. Sepse mora shumë “feed back” nga facebook, dhe m'u kujtua nga një repotazh tjetër lidhur me kanabisin, ku gazetari paguante njerëzit sikur po gjuanin me kallash. Në rastin konkret, unë fola me paragjykim dhe kam bërë gabim për sa i përket reportazhit, unë kam bërë këtë. Kjo është e thjeshtë kur bëj gabim unë e pranoj, kur gaboni ju nuk e pranoni", tha Rama

Eni Vasili: Thatë reportazhe të ndrya, duhet të kërkoni falje.

Edi Rama: Po e thashë, se reportazhe të ndyra bëhen kudo. Falje nuk kërkoj.

Article Logic
Execution time: 0.0028841495513916
array(1) { ["section"]=> string(87) "e-quajti-reportazh-te-ndyre-me-pamje-te-vjetra-rama-terhiqet-kam-gabuar-u-nxitova-99585" }