E quajti të vjetëruar, Hygerta Sako i përgjigjet Ilda Bejlerit: Nuk mjafton të jesh vetëm seksi

Publikuar tek: sport, më 08:45 08-02-2017 E quajti të vjetëruar, Hygerta Sako i përgjigjet Ilda Bejlerit: Nuk mjafton të jesh vetëm seksi

Pas komenteve të gazetares sportive, Ilda Bejleri se koleget Hygerta Sako dhe Enkeleida Zeiko i përkasin stilit të vjetër në gazetari dhe se nuk kanë asgjë për tu kopjuar, ka reaguar Hygerta Sako.

Sako ka thënë për ‘Panorama Sport’ se në gazetari nuk mjafton të jesh vetëm seksi dhe se produktet e saj janë gjithnjë lajm i gazetave sportive, por jo i faqeve të fundit.

“ Të them të drejtën nuk e ndoqa, por më informuan miqtë. Nuk kam kohë të merrem me të tilla deklarata sepse jam shumë e zënë me ‘Përtej futbollit’, emision që fillon së shpejti dhe që u kopjua keq nga koleget. Por, unë mund të them që vazhdoj me këtë 'stilin e vjetër' të gazetarisë me të cilin prodhoj lajme që zënë faqet e para. Nëse Ilda mendon se të qenit seksi është stil i ri i uroj suksese në rrugën e zgjedhur prej saj. Dhe së fundmi dua të them që Ilda s'kishte lindur akoma kur mua më emociononte Maradona, Mateus dhe Van basten” përfundon Sako.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089018106460571
array(1) { ["section"]=> string(99) "e-quajti-te-vjeteruar-hygerta-sako-i-pergjigjet-ilda-bejlerit-nuk-mjafton-te-jesh-vetem-seksi-68058" }