E quanim të gjithë lumi i Tiranës, por Zv/Ministri na bëri lëmsh: Ju tregoj TRE emrat e vërtetë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:44 20-04-2018 E quanim të gjithë lumi i Tiranës, por Zv/Ministri na bëri lëmsh: Ju tregoj TRE emrat e vërtetë Lumi Lana sot

Periferia e kryeqytetit të Shqipërisë laget nga një lumë, të cilin ne e quajmë “lumi i Tiranës”, por zv/ministri Artan Shkreli sapo na ngatërroi të gjithëve me historikun e emrit të vërtetë .

Me anë të një postimi, Shkreli është treguar i keqardhur që studentët e arkitekturës nuk e dinë emrin e lumit të Tiranës. Për të na e thjeshtëzuar të gjithëve, Shkreli sjell në vëmendje tre momente kyçe të përshfaqjes së emrit në histori:  Barletius, në latinisht sipas transkriptimit të fundit të Katerqindes e quan "Argilata"; At Coronelli, në fundin e Gjashtëqindes (1688), si në harten e bashkangjitur "Reghiellata"; dhe shqiptarët e brezit para nesh, "Rigllata".

Me anë të këtij shpjegimi zv/ministri Shkreli sapo i dha fund dilemave të të gjithë atyre që shikojnë se një rrjedhë jo fort e kthjellët kalon në periferi të Tiranës dhe në të vërtetë nuk dinim si ta identifikonim.

SHPJEGIMI I PLOTË:

"R I G L L A T A" ose "L U M I . I . T I R A N Ë S"
---
Para disa ditesh, ne nje takim me studentet e arkitektures te Universitetit Shteteror, mesova prej tyre se nuk e dinin emrin e lumit te Tiranes.
Me fakt nuk mund te fajesohen per kete as ata e as pedagoget e tyre, qe siç duket po ashtu nuk e njihnin emrin tradicional; kjo pasi ne te gjitha hartat e mbasluftes ky lum shenohet si "Lumi i Tiranes".


Duke patur parasysh se emrat e lumejve, sipas gjuhetareve, jane toponimet mete qendrueshme te nje territori, madje edhe me te qendrueshme se malet e se emrat e qyteteve, ato shprehin me sakte se cdo gje tjeter vjetersine e vendit dhe te popullit qe ka jetuar aty pari. Vetem nje gjindje e re ne nje territor fillon e i quan toponimet me emra te rinj ose te asociuar me nje teponim tjeter aty prane. Praktika defton se lumejte pergjithesisht nuk marrin emrat e qyteteve prane te cileve kalojne, por shpesh ndodh e kunderta, pra jo vetem qytete, por edhe krahina te tera marrin emrat e lumejve te rendesishem aty prane.
Mu per kete eshte shume e rendesishme jo vetem te mesohet emri i lumit te Kryeqytetit (ku perfundon edhe Lana jone), por edhe te perdoret rendom ne praktiken e pergjitheshme hartografike dhe sinjalizuese.

Nga sa duket emri i lumit "te Tiranes" eshte i vjeter, te pakten qe nga Mesjeta, dhe eshte perdorur vijimisht deri ne mesin e shek XX, per tu zbehur nen turbulliren e vales se madhe ardhese te njerezve ne Tirane, te cilet ne tre vale te njepasnjeshme demografike (pasvitet '20, pasvitet '40 e pasvitet '90) e 50-fishuan popullsine e qytetit brenda trecerek shekulli.
Keshtu, po shenoj ketu tre momente kyce te pershfaqjes se emrit ne histori: 

- Barletius, qe quan ne latinisht sipas transkriptimit te fundit te Katerqindes: "Argilata";
- At Coronelli, ne fundin e Gjashteqindes (1688), si ne harten e bashkangjitur: "Reghiellata";
- Shqiptaret e brezit para nesh (perfshire tim ate qe nuk jeton me): "Rigllata".


Vihet re se ne harten e Coronellit ka nje nderkembim te gabuar te emertimit te deges se Ishmit (Hismo Flu.) me ate te Rigllates... Ne fakt do duhej te ishte e kunderta. Ky toponim huazohet dhe ne hartat e De l'Issle (aty nga 1740-a) por ne formen e deformuar "Reghiellara".

30729793_1914502401956381_3056488337754816512_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO nga salla e gjyqit, Salianji u kërkon 11 kuksianëve TË PRANGOSUR të ngrejnë duart lart
Nis Kampionati Botëror i Shahut, Shqipëria përfaqësohet nga GJENIU 6 vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.01648998260498
array(1) { ["section"]=> string(100) "e-quanim-te-gjithe-lumi-i-tiranes-por-zv-ministri-na-beri-lemsh-ju-tregoj-tre-emrat-e-vertete-117634" }