E RËNDË, bie nga kati i dytë fëmija në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 19-05-2019 E RËNDË, bie nga kati i dytë fëmija në Vlorë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm. Mësohet se një fëmjë ka rënë nga kati i dytë i një pallati.

Ndërkohë, gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë. Vogëlushi është dërguar në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073192119598389
array(1) { ["section"]=> string(50) "e-rende-bie-nga-kati-i-dyte-femija-ne-vlore-164851" }