E rëndë, futbollistit i rrëmbejnë babain para sfidës me Argjentinën

Publikuar tek: sport, më 14:24 03-07-2018 E rëndë, futbollistit i rrëmbejnë babain para sfidës me Argjentinën John Obi Mikel (m) dhe babai i tij Michael pas lirimit (d)

Futbollisti John Obi Mikel mund të takojë i qetë të atin.

Nigeriani i Chelseat përjetoi një nga periudhat më të frikshme të jetës së tij kur babai i tij u mor peng javën e kaluar nga persona të panjohur.

Por mesfushori dhe kapiteni i “Super Shqiponjave” pagoi për lirimin e të atit Michael Obi 24 mijë €. Pengmarrësit e detyruan viktimën të ecte 5 kilometra në këmbë pa këpucë. Fatmirësisht ai nuk kishte pësuar lëndime. Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur zyra policisë në Enugu të Nigerisë. 8 vite më parë Michael kishte rënë pre e një tjetër pengmarrjeje në qytetin Jos.

Marrja peng e njerëzve të pasur në Nigeri është një fenomen kriminal i zakonshëm kur persona të pasur shënjestrohen nga grupe kriminale për të paguar një shumë të madhe parash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani zgjedh zëvendësuesin e Idriz BATHËS, kapiten nuk do të jetë Lorenc TRASHI
Autogoli i jep fund ëndrrës së futbollistëve shqiptar, Zvicra eleminohet nga Botërori »
Article Logic
Execution time: 0.0041549205780029
array(1) { ["section"]=> string(73) "e-rende-futbollistit-i-rrembejne-babain-para-sfides-me-argjentinen-126600" }