Futbolli argjentinas qan vdekjen e portierit 25-vjeçar Facundo Espindola.
Ish-futbollisti i River Plate u përlesh me disa persona në njërin prej distrikteve më famëkeqe për krimin në rrugë Hurlingham të Buenos Aires.
Pasi shkëmbyen shkelma dhe grushta vrasësit i prenë fytin me thikë Espindolas.
Policia argjentinase ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve futbollist Nahuel Oviedo, që luan me San Telmon.
Nuk është hera e parë që Oviedo përplaset me ligjin. Ai është dënuar për grabitje në 2011. Mediat argjentinase kanë siguruar dhe një video të vrasjes së Espindolas.