E RËNDË/ Konfikti babë-bir, fut në kolaps sistemin e drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 12-02-2018 E RËNDË/ Konfikti babë-bir, fut në kolaps sistemin e drejtësisë

Emisioni investigativ Boom ka trajtuar rastin e shtetasit Teki Hoxha sipas të cilit, policia, prokuroria dhe gjykata e Beratit në bashkëpunim me njëra-tjetrën e kanë dënuar pa prova.  

24 vjeçari nga Berati akuzohet për mbajtjen e armëve të ftohta pa leje, teksa thikat që janë gjetur në shtëpinë e tyre, sipas tij janë të të atit, i cili pas divorcit me të ëmën, nuk ka bërë gjyq për ndarje pasurie duke lënë gjithçka në banesë.

Një vit më parë Teki Hoxha së bashku me nënën e tij kishte denoncuar në polici dhunën në familje dhe armëmbajtjen pa leje të babait të tij. Pas daljes nga burgu me thikat që ka lënë vetë në banesë, i ati ka vënë në bankën e të akuzuarit të birin. Çështja komplikohet pasi në katin e parë të kësaj banese ka dhe një dyqan mishi.

Hetimi duket se ka pasur mangësi të thella, teksa akti i ekspertimit të shenjave të gishtërinjve mungon, dhe madje prokurori nuk ka administruar si provë në këtë gjykim, as faktin se kush e ka bërë kallëzimin.

Sipas Prokurorit Dritan Gripshi, nëse denoncimin e ka bërë i ati, kjo e kompromenton çështjen… Për të administruar një provë që prokuroria dhe gjykata e Beratit, nuk u investuan për ta pasur në dosje , gazetarët e BOOM, zbuluan në Drejtorinë e Policisë Berat se kallëzimi ishte bërë nga shtetasi Edmond Hoxha , babai i Tekiut.

Dosja dhe pse me shumë mangësi ka shkuar në gjykatën e Beratit, ku ka marrë një tjetër goditje.Në një kohë kur gjykata ka zhvilluar një gjykim të zakonshëm, pra me dëshmitarë, në vendimin përfundimtar aplikon gjykimin e shkurtuar, në një kohë kur nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë, por në çdo rast është kërkuar pafajësi. Emisioni Boom do të vazhdojë ditën e nesërme të sjellë prova të reja nga ky investigim.

28052553_1960841357567441_1087167077_n.jpg

27938850_1960841320900778_1928990322_n.jpg27994061_1960841330900777_611513762_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSKLUZIVE / Grabitet “DELTA Group”, vidhet KASAFORTA plot me para në kompaninë e ISH-DEPUTETIT në autostradë (DETAJE)
AKEP drejt arbitraritetit për një vendimmarrje të fshehtë, kryetari në konflikt interesi tenton te favorizojë kompaninë telefonike »
Article Logic
Execution time: 0.11096215248108
array(1) { ["section"]=> string(68) "e-rende-konfikti-babe-bir-fut-ne-kolaps-sistemin-e-drejtesise-110042" }