E rëndë në Maliq, digjet në kokë foshnja 4-muajsh

Publikuar tek: kulture-art, më 13:18 09-01-2018 E rëndë në Maliq, digjet në kokë foshnja 4-muajsh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq.

Një foshnje jo më shumë se 4- mujash është djegur aksidentalisht pranë sobës së zjarrit. Sipas policisë foshnja ka rënë aksidentalisht në kontakt me sobën dhe është lënduar në kokë. Bebja u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Korçës dhe më pas për trajtim të specializuar në Tiranë.

“Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ‘Ngjarje aksidentale’”, sqaron policia e Korçës. 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpata dhe helmeta origjinale e Skënderbeut në muzeun e Vjenës, si do vijnë objektet e çmuara për shqiptarët
Zbardhen arkivat, ja sa duhet të paguaje nëse ishe beqar gjatë sistemit komunist në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.035407066345215
array(1) { ["section"]=> string(55) "e-rende-ne-maliq-digjet-ne-koke-foshnja-4-muajsh-105953" }