E RËNDË, qëllohet për vdekje reperi i njohur homoseksual

Publikuar tek: bota, më 17:37 11-01-2019 E RËNDË, qëllohet për vdekje reperi i njohur homoseksual

Është qëlluar për vdekje Kevin Fret, reperi i parë latinoamerikan homoseksual.

24-vjeçari është qëlluar 8 herë teksa po hipte mbi motoçikletë në kryeqytetin San Juan, në Porto Riko.

Reperi ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, ndërkohë që autori u largua menjeherë nga vendngjarja.

Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së Kevin Fret, i cili mori disa plumba në kokë dhe në shpatull.

Lajmin e hidhur e dha menaxheri i reperit Eduardo Rodriguez, i cili tha se Fret kishte një shpirt artistik dhe ëndërrimtar.

'Nuk ka fjalë që përshkruajnë dhimbjen që na shkakton kur dimë se një person me kaq shumë ëndrra duhet të shkojë. Duhet të bashkohermi të gjithë në këto kohë të vështira dhe të kërkojmë shumë paqe për Puerto Rikën tonë të dashur ... Ai akoma kishte shumë për të bërë', tha Rodriguez.

Vdekja e Kevin Fret çon në 22 numrin e vrasjeve në Porto Riko vetëm për fillimin e muajit janar 2019.

Capture2.jpg

maxresdefault.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084209442138672
array(1) { ["section"]=> string(62) "e-rende-qellohet-per-vdekje-reperi-i-njohur-homoseksual-148392" }