E RËNDË/ Sulmohet me lëndë shpërthyese ambasada amerikane në Mal të Zi, autori hedh edhe veten në erë

Publikuar tek: rajon, më 08:26 22-02-2018 E RËNDË/ Sulmohet me lëndë shpërthyese ambasada amerikane në Mal të Zi, autori hedh edhe veten në erë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malin e Zi.

Ambasada e SHBA është përfshirë në një shpërthim, ndërsa pas sulmit autori bëri vetëvrasje me lëndë shpërthyese, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave të para, nga shpërthimi me granatë në godinën e ambasadës, që ndodhet në Podgoricë nuk ka të lënduar në njerëz, përveç disa dëmeve materiale.

Zëdhënësi i ambasadës ka sqaruar se autori i ngjarjes është ende i paidentifikuar, ndërsa stafi i ambasadës ka treguar se autori ishte i veshur me një rrip eksplozivi, të cilin e aktivizoi për të hedhur veten në erë pranë godinës, pas sulmit. 

Deri tani zyra e shtypit pranë ambasadës së SHBA ka sqaruar se nuk është në dijeni të motivit të sulmit, megjithatë kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015043973922729
array(1) { ["section"]=> string(106) "e-rende-sulmohet-me-lende-shperthyese-ambasada-amerikane-ne-mal-te-zi-autori-hedh-edhe-veten-ne-ere-111047" }