E rëndë, vdes TRAGJIKISHT në 'betejë' ish-kampioni i botës (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 21:10 04-11-2018 E rëndë, vdes TRAGJIKISHT në 'betejë' ish-kampioni i botës (VIDEO)

Është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta ish-kampioni italian i boksit Christian Daghio, i cili vdiq ditën e djeshme në ring në Tajlandë.

49-vjeçari pësoi goditje të rënda nga kundërshtari në sfidën për titullin kampion në kategorinë e boksit tajlandez Thai, pasi u rrëzua dy herë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ra në koma. Pas disa orësh, zyrtarët konfirmuan vdekjen e 7-herë kampionit të botës.

Daghio u largua nga Italia në 2006 për t’u zhvendosur në Tajlandë, aty ku dëshironte të konkuronte në disiplinën e boksit Thai.

Karriera e tij ka qenë e pasur pasi përveç shtatë titujve kampion bote, Daghio grumbulloi një titull kampion Europe dhe 3 medalje bronzi me kombëtaren e Italisë. Në karrierë, ai fitoi 142 ndeshje nga 186.

christian-belts.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Botërori i peshëngritjes, Briken Calja renditet i 7-ti pas dëmtimeve
»
Article Logic
Execution time: 0.0043950080871582
array(1) { ["section"]=> string(68) "e-rende-vdes-tragjikisht-ne-beteje-ish-kampioni-i-botes-video-140233" }