E RËNDËSISHME/ Ja si prodhuesit bujqësore përfitojnë nga skema e zbritjes së TVSH-së së kompensuar (DETAJE)

Publikuar tek: ekonomi, më 10:02 22-05-2018 E RËNDËSISHME/ Ja si prodhuesit bujqësore përfitojnë nga skema e zbritjes së TVSH-së së kompensuar (DETAJE) Drejtoria e Tatimeve

E drejta e zbritjes së TVSH-së së paguar fermerit, nga blerësi person i tatueshëm, lind dhe ushtrohet sipas përcaktimeve të ligjit.

Kompensimi, që personi i tatueshëm, blerës, i ka paguar shitësit, prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm blerës dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura, sipas datës, njofton Drejtoria e Tatimeve.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve, fatura, duhet të përmbajë dhe të plotësohet me të gjitha të dhënat e kërkuara sipas rubrikave të përcaktuara. Blerësi, person i tatueshëm, në çdo faturë të lëshuar shkruan “Vetëfaturim i TVSH-së sipas regjimit për kompensim të fermerit”. Nëse fatura nuk përmban të dhënat e plota dhe të sakta, si dhe nuk përmban shënimin “Vetëfaturim i TVSH-së sipas regjimit për kompensim të fermerit”, personi i tatueshëm blerës nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin e paraqitur në të dhe detyrohet të paguajë dënimin, sipas nenit 128, për faturë tatimore të parregullt në përputhje me ligjin në fuqi “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Personi i tatueshëm blerës, nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin prej 20% të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, nëse nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit nëpërmjet likuidimit të vlerës së faturës nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit, apo nëse ky likuidim i faturës, nuk është kryer nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare.

Blerësit, nuk i njihet si e zbritshme, TVSH-ja e kompensuar sipas kësaj skeme për produktet e blera nga fermerët të cilat dëmtohen, prishen, duke u bërë të papërdorshme prej tij.

Personi i tatueshëm, blerës me qëllim, që të ketë të drejtën e zbritjes së normës së kompensimit të TVSH-së të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, për transaksione mbi 30,000 lekë, është i detyruar të kryejë likuidimin e vlerës së faturës nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare ose nëpërmjet bankës, nëse vlera e transaksionit nuk e kalon shumën prej 150,000 lekësh dhe nëpërmjet likuidimit nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit, për transaksione, vlera e të cilit është më e madhe se 150,000 lekë, siç përcaktohet në nenin 59 të ligjit, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë".

Për transaksione, sipas vlerës totale të faturës deri në 30,000 lekë, likuidimi me para në dorë vërtetohet me dokumentet përkatëse të kontabilitetit për dokumentimin e pagesave, duke pasur parasysh kushtin se brenda së njëjtës ditë, me të njëjtin fermer, nuk lejohet të kryhet më shumë se një transaksion deri në këtë vlerë.

Personi i tatueshëm blerës, i cili eksporton produkteve e blera nga fermerët sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim, për qëllime të rimbursimit të TVSH-së u nënshtrohet rregullave të përcaktuara në nenin 10 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 953, datë 29.12.2014, "Për dispozitat zbatuese të ligjit, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar". Personat e tatueshëm blerës, të cilët karakterizohen me risk zero sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave, rimbursohen për TVSH-në, automatikisht, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Vëllai i Xhafajt për 6 vite ka hyrë në zyra, pa iu futur gjemb në këmbë
ALARMI/ Shqipëria e mbytur në borxhe, kredi me probleme të larta »
Article Logic
Execution time: 0.022082090377808
array(1) { ["section"]=> string(111) "e-rendesishme-ja-si-prodhuesit-bujqesore-perfitojne-nga-skema-e-zbritjes-se-tvsh-se-se-kompensuar-detaje-121655" }