E rëndësishme nga Tatimet: Kufiri minimal për TVSH, ja për kë është 0

Publikuar tek: ekonomi, më 09:29 01-05-2018 E rëndësishme nga Tatimet: Kufiri minimal për TVSH, ja për kë është 0 Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve jep informacion mbi kufirin minimal të regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Në zbatim të nenit 117, të ligjit nr 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në është qarkullimi prej 2,000,000 (dy milionë) lekësh në një vit kalendarik, përveç rasteve të përcaktuara në pikat e mëposhtme:

Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, për personat e tatueshëm, të cilët ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjeklaborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është 0 (zero).

Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSHnë, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit. Për prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit dhe që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike si fermerë individualë, kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej 5,000,000 (pesë milionë) lekë në një vit kalendarik.

Prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit të fermerëve, por që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike në kuadrin e një sipërmarrjeje bujqësore të organizuar, si shoqëri e bashkëpunimit bujqësor (SHBB), janë të përjashtuar nga aplikimi i kufirit si më sipër, për regjimin e veçantë të skemës së kompensimit, me kushtin që kjo SHBB të kryejë vetëm veprimtari të shitjes së produkteve bujqësore të anëtarëve të saj te tatimpagues që nuk janë pjesë e skemës së kompensimit.

Në këtë rast, blerësi, person i tatueshëm, lëshon faturë tatimore vetëm për shitësin, shoqëri e bashkëpunimit bujqësor, ndërsa kjo e fundit nuk lëshon faturë tatimore, sipas parimeve të kësaj skeme për fermerët anëtarë të SHBB-së. Nëse shoqëria e bashkëpunimit bujqësor, krahas shitjeve në kuadrin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të fermerëve, kryen edhe veprimtari të tjera, regjistrohet në skemën normale të aplikimit të TVSH-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073521137237549
array(1) { ["section"]=> string(74) "e-rendesishme-nga-tatimet-kufiri-minimal-per-tvsh-ja-per-ke-eshte-0-119007" }