E rrahën në derbi, ish-drejtori i Partizanit i vetëofrohet Tiranës

Publikuar tek: sport, më 10:40 17-06-2016 E rrahën në derbi, ish-drejtori i Partizanit i vetëofrohet Tiranës

Mund të duket e habitshme por është e vërtetë. Ish- drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi në gjashtë muajt e fundit i është vetëofruar bardhebluve.

E ka bërë një gjë të tillë që para se të zyrtarizonte kalimin e tij tek Kukësi si drejtor sportiv dhe po e bën sërish edhe tani që ka nisur zyrtarisht punë me skuadrën verilindore. Dervishi mësohet të ketë takuar drejtuesit e Tiranës për të kërkuar ndjesë për atë që ka ndodhur në gjashtë muajt e shkuar dhe ka kërkuar të lihen pas krahëve incidentet e ndodhura. Gjithashtu ai i është vetëofruar bardhebluve për rolin e drejtorit sportiv në klub duke propozuar edhe disa futbollistë që mund ti bashkohen Tiranës. Marrdhëniet me drejtuesit e Kukësit nuk janë në nivelin e pritshmërive të Dervishit dhe divorci i shpejtë duket në horizont. Dervishi me sa duket ka harruar gjithë deklaratat thumbuese që ka bërë për bardheblutë kur ishte drejtor i Partizanit si dhe ka harruar shumë shpejt incidentet e ndodhura në derbin e fundit luajtur në “Selman Stermasi”, kur zyrtarë të Tiranës e dhunuan edhe fizikisht.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata rënduese e Ranieri-t, Duka merr në mbrojtje De Biasi-n dhe Veselin
Igli Tare: Franca nuk bindi, Shqipëria fiton në tribuna »
Article Logic
Execution time: 0.0041568279266357
array(1) { ["section"]=> string(71) "e-rrahen-ne-derbi-ish-drejtori-i-partizanit-i-veteofrohet-tiranes-43800" }