E rrallë, 20-vjeçari ndryshon emrin, tani quhet iPhone7

Publikuar tek: bota, më 23:51 30-10-2016 E rrallë, 20-vjeçari ndryshon emrin, tani quhet iPhone7

Një 20-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar zyrtarisht emrin e tij, duke e quajtur veten “iPhone 7”. Ai e mori këtë vendim vetëm për të marrë falas një “iPhone7”, pasi një dyqan në vendin e tij do të ofronte një telefon “iPhone” për 5 personat e parë që bënin diçka të tillë.

Ai mori telefonin që dëshironte dhe deklaroi se mund ta ndryshojë sërish emrin kur të bëhet me fëmijë. Emri i tij i parë ishte Olexander Turin. Miqtë dhe familja e tij ishin të tronditur në fillim për këtë vendim, por në fund e mbështetën.

Ky telefon kushton 850 dollarë në Ukrainë, ndërsa ndryshimi i emrit vetëm 2 dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026592969894409
array(1) { ["section"]=> string(59) "e-rralle-20-vjecari-ndryshon-emrin-tani-quhet-iphone7-57897" }