E rrallë, gjenden reliket me eshtrat 1000 vjeçare të Princ Vladimirit në bodrumet e Muzeut Kombëtar

Publikuar tek: kulture-art, më 15:47 28-02-2016 E rrallë, gjenden reliket me eshtrat 1000 vjeçare të Princ Vladimirit në bodrumet e Muzeut Kombëtar Reliket me eshtrat e Princ Vladimirit, 1000 vjeçare, te gjetura ne bodrumet e Muzeut Kombetar

Një zbulim që duhet të ketë vëmendjen e studiuesve. Kështu deklaron këshilltari i kryeministrit Artan Shkreli, pasi në portalin online elbasaninfo u publikuan fotot nga mbetjet trupore në trajtë relike të Shinon Vladimirit, Shën Gjonit, njërit prej shenjtëve më të rëndësishëm të kulturës dhe historisë mesjetare të ballkanit. 

Pretendohet se këto relike janë 1000 vjeçare dhe janë pikërisht ato mbi të cilat Karl Topia kishte ngritur Kishën dhe Manastirin e famshëm të Shijonit në Elbasan.

“Askush nuk e dinte se ekzistonin, kjo është një ngjarje e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe asaj ballkanike” shprehet Shkreli.

Drejtori i Muzeut Kombëtar Melsi Labi thotë se gjetja e relikeve që përmbajnë eshtrat 1000 vjeçare të Princ Vladimirit, u bë nga një grup punonjësish që kishin ndërhyrë për mirëmbajtjen e muzeut te magazinat.

Mendohet se ato janë fshehur për ti shpëtuar asgjesimit nga sistemi diktatorial i Hoxhës. Materialet kanë vlerë shpirtërore për klerin orthodox, por edhe më shumë vlera historike e shkencore.  “Këto kanë qenë pjesë e kishës ose të fshehura diku për shkak të besimit dhe në momentet e sulmit ndaj klerit në kohën e Republikës Socialiste të Shqipërisë, ato janë menduar si materiale me vlerë dhe janë dërguar në muze për mbajtje, ruajtje dhe depozitim”, deklaron drejtori për Infoelbasani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë-Kumbaros: Ju dhe kolegët tuaj, sakatosët Gjirokastrën
Leonardo DiCaprio fiton Oscar-in e parë »
Article Logic
Execution time: 0.013959884643555
array(1) { ["section"]=> string(104) "e-rralle-gjenden-reliket-me-eshtrat-1000-vjecare-te-princ-vladimirit-ne-bodrumet-e-muzeut-kombetar-33748" }