E rrallë, ja çfarë shkruhej në hyrje të pasaportës në kohën e Mbretit Zog: Çdo shqiptar është vllau yt…

Publikuar tek: kulture-art, më 18:57 04-01-2018 E rrallë, ja çfarë shkruhej në hyrje të pasaportës në kohën e Mbretit Zog: Çdo shqiptar është vllau yt…

Epoka e mbretërisë në vitet 30-të nga admiruesit e monarkisë, cilësohet si një nga më të mirat për Shqipërinë në shekujt e fundit.

Gjatë kësaj epoke shumë sektorë të shtetit shqiptar u konsoliduan. Gjithashtu nga ana tjetër ka edhe kritika të shumta, për gabime që mund të jenë bërë në drejtim të jetës ekonomike apo të arsimimit të shqiptarëve.

Por përtej të gjitha këtyre diskutimeve, që tashmë më shumë i përkasin polemikave mes historianëve, ka pasur një element shumë interesant dhe me vlera në periudhën e Mbretërisë.

Ka qenë pikërisht pasaporta që lëshohej në atë periudhë. Në një foto të saj tregohen disa nga elementët që ajo mbarte.

Përveç të dhënave të zakonshme që janë edhe në pasaportat e sotme vihet re edhe një listë me gjatëë pika në hyrje të pasaportës.

  1. T’a dish dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipëri e cila t’ep nder dhe të fal emrin shqiptar.
  2. Ruaje mirë karakterim komtar dhe kryenaltësinë shqiptare: bindju ligjevet dhe urdhanvet të vendit kudo që të jesh.
  3. Çdo shqiptar është vllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
  4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
  5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon shejën e komsisë shenderon vehten e vet.
  6. Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj këtë dashuni ruaje edhe kur të kthehesh në vendin t’and.

Screenshot_9.jpg

Këto gjashtë pika që ishin në fillim të çdo pasaporte që lëshohej në kohën e mbretërisë, ishin si mesazhe për të ruajtur patriotizmin për çdo shqiptar kudo që të shkonte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bija rrëfen ndodhinë pikante, si u turpërua në Austri Lasgushi i madh me Eqrem Çabeun: S'shkelëm më kurrë në atë lokal
Kompozitori i madh shqiptar feston 90-vjetorin, Inva Mula i bën një dedikim special (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0040998458862305
array(1) { ["section"]=> string(107) "e-rralle-ja-cfare-shkruhej-ne-hyrje-te-pasaportes-ne-kohen-e-mbretit-zog-cdo-shqiptar-eshte-vllau-yt-105433" }