E rrallë / Naim Frashëri në pullën postare Iraniane, kontributi i tij në gjuhën e persëve

Publikuar tek: kulture-art, më 12:30 08-07-2015 E rrallë / Naim Frashëri në pullën postare Iraniane, kontributi i tij në gjuhën e persëve

Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, përveç se shkroi në gjuhën turke dhe greke, ishte një mjeshtër i madh edhe në gjuhën persiane. Këtë më e dëshmon vepra e tij poetike "Tehajjulat" dhe gramatika e gjuhës persiane.

Poeti rilindas nderohet dhe kujtohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në gjuhën e persëve.

Për Naim Frashërin, gjuha persiane është gjuhë e ëmbël. Ai këtë e thotë në hyrjen e gramatikës persiane, që e hartoi për nxënësit turq të persishtes. Mjeshtëria e Naimit në gjuhën persiane vërehet qartë në Mesnevinë e tij në këtë gjuhë "Tehajjulat", të cilën në shqip do ta përktheja "përfytyrime". Persishtja e tij në këtë vepër nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve. Aq mirë dhe bukur e ka përdorur këtë gjuhë, saqë nuk mund të besosh se autori i vargjeve të Tehajjulatit nuk është iranian dhe ndoshta asnjëherë nuk e ka vizituar Iranin.

Shteti i Iranit e ka vendosur portretin e tij në një nga pullat postare ku lexohet, “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin nga lista e rrezikut Berati dhe Gjirokastra, Kumbaro: Ministria e Kulturës i dha prioritet
“Katunar”, filmi i parë horror shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.022701978683472
array(1) { ["section"]=> string(92) "e-rralle-naim-frasheri-ne-pullen-postare-iraniane-kontributi-i-tij-ne-gjuhen-e-perseve-15610" }