E rrallë në Gjirokastër: Ansambli i Kosovës valle në mes të qytetit me ansamblin nga Greqia (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 19:10 08-10-2017 E rrallë në Gjirokastër: Ansambli i Kosovës valle në mes të qytetit me ansamblin nga Greqia (Video)

Një video e rrallë na mbërrin nga Gjirokastra, aty ku kanë nisur të mblidhen ansamblet folklorikë nga e gjithë Shqipëria, rajoni dhe më gjerë, në pritje të festivalit “Argjiro Fest”.

Teksa kanë marshuar në rrugët e qytetit të gurtë, rastësia e ka dashur që pranë njëri-tjetrit të gjenden dy ansamblet e këngëve dhe valleve, nga Kosova dhe Greqia.

Por edhe një herë arti dhe kultura kanë treguar se bashkojnë popujt dhe dominojnë mbi përçarjet racore. Dy ansamblet ia kanë marrë valles së bashku nën tingujt e tupanave dhe curleve.

Në video duken edhe flamurët e dy shteteve, Kosovës e Greqisë. Këta të fundit nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur.

Article Logic
Execution time: 0.018672943115234
array(1) { ["section"]=> string(102) "e-rralle-ne-gjirokaster-ansambli-i-kosoves-valle-ne-mes-te-qytetit-me-ansamblin-nga-greqia-video-95186" }