E rrallë në Suedi, zbulohet rroba e periudhës Vikinge me mbishkrimin “Allah” (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 22:56 12-10-2017 E rrallë në Suedi, zbulohet rroba e periudhës Vikinge me mbishkrimin “Allah” (Foto)

Studiuesit në Suedi kanë zbuluar shkronja arabe të endura në strukturën e kostumeve të një varrimi të lashtë Viking.

Rrobat, të cilat kishin qëndruar për gari 100 vite në magazinën e muzeut, përmbajnë ornamente, por studiuesit rëzuan mundësinë që ato i përkasin epokës vikinge.

Por pas një riekzaminimi nga arkeologu Annika Larsson i Universitetit Uppsala, u zbulua se ato përmbajnë shkronja në të cilat lexohet Allah dhe Ali.

Larsson e bëri zbulimin e saj duke ekzaminuar figurat e endura mbi rroba nga të gjitha këndet, përfshi edhe nga pjesa e brendshme e rrobës, raporton newsbomb.al.

rg45vgergher5g45rg434_copy_copy.jpg

“Mundësia që personat në atë varr të kenë qenë myslimanë nuk mund të përjashtohet plotësisht.

Analizat e AND-së tregojnë që disa njerëz në ato varre kanë origjinë nga vende si Persia ku Islami ishte shumë dominant në atë kohë. Megjithatë ka më shumë gjasa kostumet e varrimit të vikingëve të jenë influencuar nga idetë islamike si jeta në Paraisë pas vdekjes.

Dy vite më parë arkeologët suedezë gjetën një unazë argjendi me mbishkrimin “Për Allahun” në varrin e një gruaje nga epoka Vikinge.

ghjtergh5her.jpg

Larsson thotë se kjo nuk është hera e parë që në Suedi gjenden objekte historike me mbishkrimin “Ali”, i cili ishte kushëriri i Profetit Muhamed dhe një figurë e rëndësishme e historisë së Islamit.

Ajo ka zbuluar më parë përdorimin e gjerë të mëndafshit gjatë epokës Vikinge në Skandinavi. Rrobat besohet se vinin nga Persia antike dhe Azia Qendrore. /Newsbomb.al

Më shumë në këtë kategori: « Botohen dy librat e të madhit Dritëro, Elona Agolli e prekur: Kalova një natë pa gjumë, ia dola mbanë...
»
Article Logic
Execution time: 0.0040991306304932
array(1) { ["section"]=> string(84) "e-rralle-ne-suedi-zbulohet-rroba-e-periudhes-vikinge-me-mbishkrimin-allah-foto-95699" }