E rrallë, Policia procedon mjekun nga Kamza për statusin në Facebook

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:27 04-10-2016 E rrallë, Policia procedon mjekun nga Kamza për statusin në Facebook

E rrallë, Policia procedon mjekun nga Kamza për statusin në Facebook

Policia ka proceduar penalisht mjekun nga Kamëza, Mhill Gecaj, për shkak të një postimi në Facebook, me pretendimin se “ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhërin e mjekut dhe detyrën e tij”.

Zanafilla e ngjarjes është statusi në Facebook i mjekut, që më pas u mediatizua, ku ai tregon se si një paciente kishte shkuar me alergji të shkaktuara nga puna në pastrimin e kanabisit.

“Para dy ditësh më vjen një paciente me dermatit alergjik”, tregon ai “duke e pyetur për sëmundjen më thotë punoj në lule. Çfarë lulesh i thashë? Po lule o doktor, si i thonë lule a bar, si gjithë të tjerët nga 12 orë për të nxjerrë bukën e gojës”, tregon më pas mjeku për pacienten e cila nënkupton punë në pastrimin e kanabisit nga parcelat.

Mirëpo pasi është thirrur në polici për të dëshmuar për rastin, mjeku Gecaj, njëkohësisht Kryetar i Partise Lidhja Demokristiane në Tiranë, është proceduar penalisht ndërsa policia ka nisur punën për gjetjen e pacientes së tij.

sdfsdf4gggg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028524160385132
array(1) { ["section"]=> string(73) "e-rralle-policia-procedon-mjekun-nga-kamza-per-statusin-ne-facebook-55003" }