E RRALLË/ Publikohet LETRA e Lasgushit për nënën e tij: Dua të martohem me një çupë pe shkolle

Publikuar tek: kulture-art, më 14:54 22-03-2018 E RRALLË/ Publikohet LETRA e Lasgushit për nënën e tij: Dua të martohem me një çupë pe shkolle Lasgush Poradeci në rini

Një letër e rrallë kjo e lirikut të madh Lasgush Poradeci dërguar nënës së tij, Kostandina Gushos, më 22 qershor të vitit 1939.

Letra publikohet nga vajza e lirikut, Marie Poradeci e cila hera-herës ndan për lexuesit kujtime e copëza me shumë vlerë nga poeti i liqerit.

LETRA në versionin ORIGJINAL:

“Zonjës Kostandina Gusho.

Rruga Naim Frashëri

Pogradec

Tiranë, 22 Qershor 1939.

Nëna ime e dashur,

Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. Çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e Skënderbeut” dhe bën vjersha. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua po më shumë se këto, më pëlqen mëndja dhe shpirti i saj. I-ati ka qënë oficer po është vrarë prej kohe për Shqipërinë, ay kishte dy dekorata. Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë. Kish ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëhëqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit. Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë.

Ju dërgon të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhemshur, të puth dorën me dashuri dhe me nder të math. Djali yt Llazar.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asqeriu: Teatri aktual është kalbur dhe duhet të rikonstruktohet me themel. Rama na fyeu
»
Article Logic
Execution time: 0.030112028121948
array(1) { ["section"]=> string(99) "e-rralle-publikohet-letra-e-lasgushit-per-nenen-e-tij-dua-te-martohem-me-nje-cupe-pe-shkolle-114149" }