E rruan poshtë Lanës, mes Tiranës. Dikush i thotë ‘’Nuk lejohet’’ por shihni përgjigjen (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:48 19-01-2016

Ka marrë sapun, brisk dhe ka shfrytëzuar këto rrezet e mesditës për të kryer një nga punët më të shpeshta që burrat kryejnë: atë të rruajtjes.

E paimagjinueshme, por ja që ndodh në mes të Tiranës. Ky burrë në video ka menduar të shfrytëzojë ujin e tubacionit poshtë Lanës për t’u lagur e për t’u shpëlarë. Dhe me siguri që e di mirë vrimën se nga del, poshtë urës te ''Vasil Shanto''.

Sigurisht që ai është duke rruajtur vetëm mjekrën dhe kur personi që e filmon i thotë se nuk lejohet, mesoburri ngre thjesht supet duke nënkuptuar: ‘’S’ma merr mendja’’, nën mëdyshje.

Edhe pas kujtesës, burri vazhdon punën e nisur, plot zell, ndërsa pak më tutje, në një tjetër tubacion, një bashkëvuajtës i tij mbush ujë me bidon... 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080599784851074
array(1) { ["section"]=> string(93) "e-rruan-poshte-lanes-mes-tiranes-dikush-i-thote-nuk-lejohet-por-shihni-pergjigjen-video-30395" }