E shkarkojnë nga puna se i bëri “Like” kësaj fotoje

Publikuar tek: bota, më 19:11 04-11-2015 E shkarkojnë nga puna se i bëri “Like” kësaj fotoje

Një 27 vjeçar është pushuar nga puna vetëm sepse pëlqeu një fotografi të postuar nga një kolege e tij në Facebook.

Troy Garrod nga Britania e Madhe punonte te libraria “Bertrams” që prej vitit 2011, por mjaftoi një pëlqim që ai ndërmjet 70 të tjerëve, i bëri fotografisë ku dukej një bluzë me disa ujqër e varur mbi një karocë.

asdef3df3.jpg

Bluza e shefit të 27 vjeçarit që u bë subjekt tallje në Facebook

Vajza që e kishte postuar foton e bluzës, kishte shkruar edhe një mesazh humori ku ironizonte modelin e vjetër të bluzës, por Troy-t nuk ia mori mendja se bluza ishte e shefit të tij, i cili e mori seriozisht punën e “talljes” së bluzës dhe i shkarkoi nga puna, si 27 vjeçarin dhe kolegen e tij që kishte postuar foton.

“Nuk ma mori mendja se bluza që u bë subjekt tallje nga kolegia ime ishte e shefit tim. I dhashë “like” për inerci. Por kur më erdhi njoftimi se isha shkarkuar nga puna u ndjeva shumë keq”, tha Troy për tabloidin britanik “Mirror”.

ad_186804377.jpg

27 vjeçari Troy Garrod

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.078364133834839
array(1) { ["section"]=> string(55) "e-shkarkojne-nga-puna-se-i-beri-like-kesaj-fotoje-24668" }